Niset procesi gjyqësor me të cilin pretendohet të dëshmohet se referët ia kanë marrë padrejtësisht fitoren Robin Krasniqit.
Robin Krasniqi dhe sponzori i tij kanë nisur rrugën juridike për humbjen e dyshimtë, ku shumë ekspertë të boksit janë shprehur se ishte bërë gabim në vlerësimin e ndeshjes nga gjyqtarët që ishin aty, transmeton albinfo.ch.
Mediat gjermane shkruajnë se sponzori i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli, ka ndarë një milion euro për procesin gjyqësor, me të cilin pretendohet të dëshmohet se referët ia kanë marrë padrejtësisht fitoren Robin Krasniqit.
Me këtë thuhet se Robin Haxhi Krasniqi dhe ekipi i tij kanë vendosur të kërkojnë drejtësi para organeve juridike, për humbjen e dyshimtë në duelin me Dominic Bösel.
Kujtojmë se pas përfundimit të meçit, Krasniqi është shprehur në ring se ai me siguri nuk ka humbur. Më pas në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ai do të ndjekë të gjitha rrugët për të çuar drejtësinë në vend.