UBT News

Humbi finalen ndaj Argjentinës, reagon Mbappe

Kylian Mbappe ishte padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të Kampionatit Botëror që u zhvilluar në Katar e i cili përfundoi me kurorëzimin e Argjentinës si më e mira e botës në futboll.

Në finalen e jashtëzakonshme, Franca u mposht nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive pasi që rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë 3-3.

Mbappe realizoi katër gola, përfshirë edhe atë nga ekzekutimi i penalltive, por në fund doli kokë-ulur nga stadiumi, teksa bashkëlojtari i tij në PSG, Messi ngriti në qiell trofeun e Kupës së Botës.

Sot, kur kanë kaluar disa orë nga finalja, Mbappe ka reaguar shkurtimisht në rrjete sociale.

“Ne do ta rikthehemi”, ka shkruar ai, derisa ka shtuar edhe flamurin e Francës në këtë postim.

Mbappe realizoi tetë gola në këtë kompeticion duke u shpallur si golashënuesi më i mirë para Messit me shtatë sosh.

Exit mobile version