UBT News

Humbet Euro 2024, mbyllet para kohe sezoni për mbrojtësin holandez

Rrugëtimi i Newcastle në FA Cup përfundoi në çerekfinale. Bardhezinjtë humbën 2-0 ndaj Manchester Cityt, por përveç ndeshjes ata humbën edhe qendërmbrojtësin Sven Botman, i cili u dëmtua rëndë në gju.

Holandezi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ligamentin e kryqëzuar, që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë gjashtë deri në nëntë muaj.

Tanimë për Botman sezoni ka përfunduar dhe nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në Euro 2024 me kombëtaren e Holandës.

24-vjeçari është grumbulluar me tulipanët, por ende nuk ka arritur të debutojë me skuadrën e parë. Ndërkohë që ka veshur fanellat e moshave nga U15-U21.

Newcastle lajmëroi tifozët se futbollisti do të kryejë operacionin gjatë javës së ardhshme, teksa i uron shërim të shpejtë.

Kjo nuk është hera e parë që Botman përballet me një problem të tillë. Ai lëndoi gjurin në fund të muajit shtator, ku edhe ishte i detyruar të qëndronte 78 ditë jashtë fushave./UBTNews/

Exit mobile version