Në stadiumin e FC Lorient pas ndeshjes së skuadrës franceze ka ndodhur një ngjarje tragjike. Një punëtor vullnetar e ka humbur jetën, pasi goditjes së marrë nga një strukturë mbajtëse e reflektorëve, e që i kushtoi me jetë 38 vjeçarit.
Pas goditjes, ai ishte në gjendje kritike, ndërkohë që ishte duke kryer obligimet e tij të zakonshme pas takimit.
Sot është bërë e ditur që se punëtori ka ndërruar jetë nga lëndimet, teksa ai ishte baba i tre fëmijëve, raportojnë Telefoot dhe Canal+.
Kjo ngjarje tragjike ndodhi të dielën mbrëma, rreth orës 19:00, pak pasi kishte përfunduar takimi Lorient-Rennes, e që përfundoi me fitoren e vendasve 3-0./UBTNews