Një aksident me fatalitet është shënuar paraditen e së martës në Durrës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një taksi elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen 13 të qytetit. Sipas raportimeve, automjeti ka dalë në trotuar, ku ndodheshin pesë persona. Katër prej tyre kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa 66-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.
I aksidentuari, Fezi Dine, është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, 26-vjeçari Aldi Talelli, është shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi taksinë./A.K/
