Organizata e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”, i ka akuzuar zyrtarët izraelitë për krime të aparteidit dhe përndjekjes, duke pretenduar se qeveria është duke zbatuar një politikë gjithëpërfshirëse për ta mbajtur mbizotërimin e izraelitëve çifutë mbi palestinezët.
Në raportin e publikuar të martën, grupi me seli në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara u bë organizata e parë e madhe ndërkombëtare që hodhi pretendime të këtij niveli. Organizata tha se pas dekadave të paralajmërimeve se një kontroll i ngulitur i jetës së palestinezëve mund të çojë në aparteid, ka gjetur se “pragu” tashmë është kaluar.
“Kjo është gjetja më e zymtë që Human Rights Watch ka bërë rreth sjelljes së Izraelit gjatë 30 vjetëve nëpër të cilët ne kemi qenë duke dokumentuar abuzime në terren atje”, tha Omar Shakir, drejtor i HRW-së për Izrael dhe Palestinë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.Reklamë
Duke reaguar ndaj këtij raporti, Ministria e Jashtme e Izraelit e akuzoi organizatën “Human Rights Watch” për një “agjentë të gjatë anti-izraelite” dhe tha se raporti është një broshurë propagande që nuk ka lidhje me faktet apo realitetin në terren.
Megjithatë, ky raport u hartua në bazë të dokumentacionit për të drejtat e njeriut, analizimit të ligjeve izraelite, një rishikimi për dokumenteve planifikuese të qeverisë dhe në deklaratat e zyrtarëve, shkruan gazeta e njohur britanike.
I përdorur së pari për rastin e ndarjes raciste të popullsisë në Afrikën Jugore, termi aparteit rrjedh nga një gjuhë afrikane dhe cilësohet si krim kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar.
HRW tha se brenda Izraelit, ku rreth një e pesta e popullsisë përbëhet nga palestinezët, dhe në territoret e okupuara, autoritetet janë munduar që ta maksimizojnë tokën e qasshme për komunitetet çifute dhe t’i grumbullojnë shumicën e palestinezëve në qendrat e dendura të banimit.
Rreth dy milionë palestinezë jetojnë nën bllokadë të rreptë në Gaza. Forcat izraelite u tërhoqën nga ky territor më 2005, por ende e kanë kontrollin e kufijve, detit dhe hapësirës ajrore të zonës../Gazeta Express