UBT News

Hoyeong Jung është e para koreane që shfaqet e vetme në kopertinën e revistës Vogue

Muajt e fundit kanë qenë vorbull për yllin Hoyeon Jung. Modelja koreane që u bë aktore e famshme fitoi famë pothuajse brenda natës pas lansimit të serialit “Squid Game”. Roli i saj sikurse Kang Sae-byeok e ktheu atë në një nga yjet e serialit.

Brenda disa javësh, ajo arriti miliona ndjekës në Instagram, duke u bërë kështu aktorja më e ndjekur në platformë.

Jung ka prekur përsëri majat e suksesit si e para koreane që u shfaq e vetme në kopertinën e revistës së modës, Vogue, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë intervistë me Monica Kim, ajo flet për ngritjen dhe rënien dhe ngritjen përsëri: Ngritja e saj në botën e modës, izolimi që ndjeu kur sfiladat e modelimit u bënë të pakta dhe njohja globale që solli suksesi i “Squid Game”.

“Ndjenja, s’ka fjalë që mund ta përshkruajë”, i tha Jung revistës, duke shtuar se humbi kilogramë.

“Nuk e di pse, por s’mund të haja. Isha konfuze dhe ishte kaos. Nuk besoja”, deklaroi ajo mes tjerash.

Ajo tha se fama që e arriti pothuajse brenda natës e shtyu të reflektonte mbi sfidat e karrierës që kishte përjetuar deri në publikimin e “Squid Game”./UBTNews

Exit mobile version