Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë takuar zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett.
Sipas një komunikate të PDK-së, në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.
Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.