Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj qasjes Federatës së Futbollit të Spanjës, e cila i është referuar Kosovës si territor e jo si shtet.
Hoxhaj ka shkruar në Twitter se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ai ka thënë se ky është fakt dhe nuk mund të tjetërsohet.
Hoxhaj ka kërkuar nga UEFA që të reagojë ndaj kësaj sjellje të Federatës së Futbollit të Spanjës.
Postimi i plotë i Hoxhajt në Twitter:
I zhgënjyer me sjelljen destruktive të #Spanjës ndaj #Kosovës edhe kur bëhet fjalë për sportet. Kjo sjellje nuk e zhbën faktin që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Pres nga @UEFA.com të reagojë në mënyrën e duhur.