Arbër Hoxhaj vazhdon të dëshmojë formën e tij të shkëlqyer edhe me Dinamo Zagreb, pas një Europiani mjaft të suksesshëm me kombëtaren shqiptare.
Pas golit në ndeshjen e parë të kampionatit kroat, sulmuesi anësor arriti të gjejë rrjetën edhe në javën e dytë, gjatë ndeshjes në transfertë kundër Osijekut.
Hoxhaj mori një pasim të saktë në hyrje të zonës dhe, me një qetësi të jashtëzakonshme prej bomberi, kontrolloi topin dhe e dërgoi në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në rezultat. Ky gol konfirmon se Hoxhaj është në superformë dhe vazhdon të jetë një aset i rëndësishëm për skuadrën kroate./UBTNews/