Prezantuesi Howard Stern e sulmoi reperin Kanye West të mërkurën për komentet e tij antisemite, duke i thënë audiencës së tij në SiriusXM se reperi i kujtoi atij Adolf Hitlerin. Madje ai sulmoi edhe mbrojtësit e tij që thanë se reperi ka probleme mendore.
“Unë realisht nuk dua t’i kushtoj energji këtij personazhi Kanye West”, tha Stern të mërkurën. Komentet e tij u transkriptuan nga faqja e lajmeve Mediaite.
“Nuk di shumë për Kanye West. Nuk jam thellë në skenën e repit, por, ai është, ju e dini – jam lodhur shumë nga njerëzit që e justifikojnë sjelljen e tij, duke thënë: “Epo, ai është thjesht i sëmurë mendor”, deklaroi ai.
Kurse bashkëprezantuesi Robin Quivers tha se “ashtu ishte edhe Hitleri, por dikush e zgjodhi për ta drejtuar një shtet”.
“Shumë organizata mediatike po i kushtojnë vëmendje”, shtoi Stern. “Dhe, me të drejtë. Dua të them, ata po e ekspozojnë atë”.
West ka ngjallur zemërim për një seri postimesh antisemite javët e fundit./UBTNews/