UBT News

Hovenier takon Kajarin: Roli i KFOR-it është i domosdoshëm për sigurinë në rajon

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, këtë të martë ka takuar komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Hovenier tha se në këtë takim me Kajar rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in

“Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, në një nga bazat më të mëdha mes aleatëve, është dëshmi e angazhimit tonë për KFOR-in, ku roli i tyre është i domosdoshëm në sigurimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version