“House of the Dragon”, paraardhësi i shumëpritur i “Game of Thrones”, është rikthyer për një sezon të dytë pasi ai i pari doli një sukses.
Bazuar në “Fire & Blood” të George R.R. Martin, drama është vendosur 200 vjet përpara ngjarjeve që luhen në “Game of Thrones” dhe fokusohet në mënyrën se si Shtëpia e Targaryen bie në luftë civile.
Fillon me Mbretin Viserys Targaryen (Paddy Considine) duke diskutuar se kush duhet të jetë trashëgimtari i tij i ardhshëm – vëllai i tij Princi Daemon (Matt Smith) ose vajza e tij Princesha Rhaenyra (Emma D’Arcy).
“Zjarri mbretëron. #HouseoftheDragon është rinovuar për sezonin 2“, tha llogaria zyrtare “House of the Dragon” në Twitter.
Premiera e shfaqjes të dielën tërhoqi afro 10 milionë shikues në televizion dhe shërbimin e transmetimit HBO Max, audienca më e madhe për çdo serial të ri origjinal në historinë e rrjetit, sipas HBO.
Në Britani, ku seriali transmetohet në Sky Atlantic dhe NOW, episodi i parë rezultoi i suksesshëm edhe me kritikët dhe fansat.
“House of the Dragon tashmë po rezulton të jetë një hit i vlerësimeve dhe ne parashikojmë se do të shkojë nga forca në fuqi për shkak të tregimit magjepsës dhe vlerave të pabesueshme të prodhimit. Mezi presim të ndajmë një seri të dytë me klientët tanë në Sky dhe NOW”, tha Zai Bennett, MD e Përmbajtjes në Sky, në një deklaratë.
“Game of Thrones” u transmetua për herë të parë në vitin 2011, duke u bërë një fenomen global. Seriali i vlerësuar me çmime HBO u mbyll në vitin 2019 me një finale që ndau fansat. /UBTNews/