UBT News

Hoti zotohet për mbështetje të rregullt financiare të strehimoreve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka biseduar për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë vënë në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Shefi i Qeverisë është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.

“Kryeministri Hoti, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e strehimoreve si dhe ka ofruar mbështetjen e qeverisë në mbrojtje dhe risocializim të viktimave të dhunës, duke siguruar konfidencialitet të plotë të identitetit të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./UBTNews

Exit mobile version