UBT News

Hoti vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, dhe e zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, vizituan sot Ipeshkvinë e Kosovës, ku u pritën nga Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Me këtë rast, shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti e falënderoi Imzot Gjergjin për mirëkuptimin e Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës dhe të gjithë komunitetit katolik të vendit ndaj masave të Qeverisë dhe të institucioneve shëndetësore të vendit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid – 19.

Hoti u shpreh se harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besimeve të ndryshme në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version