UBT News

Hoti: Viti 2020, ndër vitet më të mira të prodhimit për Trepçën

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, së bashku me ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muhharem Nitaj kanë takuar menaxhmentin e Trepçës, ku u tha se viti 2020 ka qenë ndër vitet më të mira të prodhimit për këtë ndërmarrje, por situata vazhdon të jetë e vështirë, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka përgëzuar bordin e Trepçës për stabilizimin e gjendjes, duke shtuar se pret që situata do të përmirësohet edhe më tej sipas biznes-planit që kanë përgatitur.

“Përgëzoj bordin për stabilizimin e gjendjes. Viti 2020 ka qenë ndër vitet më të mira të prodhimit sa i përket Trpeçës. Një plan-biznesi 3 vjeçar është dorëzu nga bordi në ministrinë e ekonomisë, do ta shikojmë punën e kësaj ndërmarrje bashkë me ministrinë”, shtoi ai.

Ndërsa, ministri Nitaj tha se Trepça nuk është në ditët e saja më të mira, por beson që për tre muaj do të rimëkëmbet.

“Trepça nuk është në ditët e saj më të mirë, por për tre muaj do të vendoset në këmbë e saj dhe të hiqet si barrë e ministrisë”, tha tutje ai.

Kryesuesi i Bordit te Trepçës, Sylejman Hyseni, tha edhe pse kanë pasur rritje të prodhimit, situata vazhdon të jetë e vështirë.

“Kjo situatë që jemi tani edhe pse kemi mbërritur me pasë prodhim më shumë, prapë kemi vështirësi”, tha Hyseni.

Exit mobile version