UBT News

Hoti tregon se kur fillon aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti

Të premten fillon aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Trustit.

Hoti ka thënë se të gjitha përgatitjet teknike janë bërë në këtë drejtim dhe se tërheqja e mjeteve do të bëhet në afat optimal.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve”, deklaroi ai mes tjerash.

Javën e kaluar, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike u miratua në Kuvend me 72 vota për dhe asnjë kundër./UBTNews

Exit mobile version