UBT News

Hoti tregon se çka përfshihet në pakon e re mbështetëse për bizneset

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Hoti shkroi në Facebook se në këtë takim i siguroi ata për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve.

Hoti po ashtu i njoftoi ata rreth pakos së re mbështetëse për bizneset, e cila sipas tij do të jetë në vlerë prej 200-220 milionë euro për tre mujorin e parë të vitit 2021.

“Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milionë euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version