UBT News

Hoti premton zgjidhje për Telekomin brenda ditësh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zotohet se për disa ditë do të zgjidhet çështja e Telekomit. Në një konferencë për media, shefi i Qeverisë tha se beson që ditët e ardhshme do të mbyllet kjo çështje.

“Jemi duke punuar, për disa ditë e mbyllim këtë çështje. Po punojmë shumë me ministrin Kuçi, kemi bërë progres”, deklaroi Hoti.

Punëtorë të Telekomit kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë. Pas protestës ata kanë filluar grevën në objektin e Telekomit. Ndërkaq nesër në orën 08:00 fillon greva në regjionet tjera./UBTNews

Exit mobile version