Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.
Hoti në Facebook potencoi se KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur.
“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë. Mbështetja e Qeverisë për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, shkroi ai në Facebook./UBTNews