Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që votuan Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Shefi i Qeverisë në Facebook shkroi se qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.
“U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga COVID19”, shkroi ai në Facebook./UBTNews