UBT News

Hoti: Pas tetë ditësh kur ky Ligj hyn në fuqi, hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e vlerësoi lartë miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Shefi i Qeverisë deklaroi se në Ministrinë e Financave veçse ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje.

Hoti deklaroi se pas tetë ditësh kur hyn në fuqi ky ligj, qytetarët do të mund të fillojnë me procedura t’i tërheqin paratë.

“Sapo pata një telefonatë me Trustin pensional ku do t’i takojë në fillim të javës, në mënyrë që të sigurohemi që pas tetë ditësh kur ky Ligj të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online që qytetarët të aplikojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti me procedura të thjeshta”, u shpreh Hoti./UBTNews

Exit mobile version