UBT News

Hoti paralajmëron pako të rimëkëmbjes për vitin 2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta mbështesin Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, sepse sipas tij, kjo do të jetë infuzion për ekonominë.

Këto deklarata Hoti i dha pas vizitës në fabrikën e bllokave ‘Silcapor’ në Ferizaj, ku mes tjerash njoftoi se së shpejti pritet edhe pako tjetër e rimëkëmbjes për vitin 2021.

“Do t’ju qëndrojmë afër të gjithë prodhuesve vendor, bashkë kemi me zhvillua edhe pakon tjetër të rimëkëmbjes për vitin 2021, në vlerë prej 182 milionë euro. Në kuadër të kapaciteteve tona po mundohemi të bëjmë maksimumin. Deri tash kemi arritur të shpërndajmë rreth 270 milionë euro, jemi në përgatitje të instrumenteve tjera, vitin e ri ta fillojmë me një pako të re fiskale, ku do të listojmë të gjitha çështjet që duhet të adresohen nga ministri të ndryshme edhe nga agjenci të ndryshme. Do të fillojmë me zbatimin menjëherë e mbështetjes ekonomike në shumen prej 182 milionë euro”, deklaroi Hoti./UBTNews

Exit mobile version