Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, kanë vizituar shkollën “Dardania”.
Hoti tregoi se është arritur të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mos mbesin pa mësim. Tutje, ai shpreson që të përfundojë pandemia dhe nxënësit t’i kthehen mësimit me 18 janar. Sipas tij, 15% e mësimdhënëse ishin me Covid.
“Për çdo familje jemi munduar që ta adaptojmë metodologjinë mësimore dhe ju falënderoj se pas gjitha vështirësive është arritur të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mosmbesin pa mësim. Ka qenë sfidë duke qenë vetë edhe mësimdhënës duke pasur kontaktin me nxënës. Dhe kam parasysh që ka dyfishim të ngarkesës me orë që keni kaluar në punën me nxënës. Shpresoj që kur të fillojmë me 18 janar të përmbyllet sa më shpejt kjo pandemi. Statistikat na tregojnë që numri i arsimtarëve është në numrin e përqindjeve më të larta të infektuarve ku 15% kanë dalë pozitiv. Lusim që të fillojmë gjysmëvjetorin tjetër në kushte më të mira”, deklaroi ai.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë se po përfundojnë gjysmëvjetorin e parë shkaku i pandemisë dhe vështirësive që kanë pasur në këtë kohë shkollat. Ai tha se janë ndarë 270 laptopë për nxënësit për të ndjekur mësimin online.
“Sot përfundojmë gjysmëvjetorin e parë të këtij viti. Edhe ne kemi pasur vështirësitë, ku shkollat kanë qenë të ngarkuara dhe jo duke ndarë klasat në grupe. Ju jeni heronj të ditës së sotme ashtu siç keni qenë edhe ditëve më përpara. Natyrisht se është një pushim më i gjatë për shkak të rrethanave në të cilat jemi mirëpo kemi hartuar edhe një udhëzues se çfarë detyrash këtë muaj mi ju dhënë nxënësve. Ne kemi papararë edhe si ta kompensojmë këtë pjesë. Shpresojmë që edhe nxënësit që nuk kanë qasje do të ndahen mjete edhe për nxënës dhe mësimdhënës, ku 270 laptopë do të shpërndahen vetëm për mësimdhënës. Shifrat janë të larta infeksioneve dhe 25 mijë vetë mësimdhënës janë testuar deri më tani”, deklaroi Likaj.