Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 10:45, mbahen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se deri më tani janë punuar 17 lokacione në Kosovë në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur.
Hoti tregoi se në 7 prej tyre janë zbuluar mbetje mortore.
“17 lokacione është punuar deri më tani në Kosovë, 7 prej tyre ka pasur gjetje të mbetjeve mortore (të cilat janë dërguar për analizë në Laborator të ICMP)”, u shpreh Hoti.
Sipas tij, aktualisht janë përfunduar disa gërmime, derisa pritën edhe 5 lokacione të gërmohet.
“Aktualisht i kemi përfunduar gërmimet në Vushtrri dhe Klinë në një lokacion. Janë edhe minimum 5 lokacione tjera që pritet të ndërmarrin veprim ekipet”, deklaroi Hoti.
Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore të 9 individëve janë gjetur në lokacionet në Kosovë.
Në përpjekje për të ndriçuar fatin e të zhdukurve, lokacionet e gërmimeve mbeten pikë kyçe në procesin e kërkimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore.