UBT News

Hoti: I kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen në këtë sektor, si dhe rolin mbështetës të institucioneve, kryesisht përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Hoti deklaroi se i kanë dyshuar subvencionet për bujqësi.

“Ne si Qeveri do të jemi afër këtij sektori dhe të tjerëve, me qëllim të arritjes së normalitetit ekonomik. Tani më i kemi aktive 60 mil € në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, më konkretisht për subvencionim të bizneseve, të cilat do të shpërndahen deri në fund të vitit, ndërsa për sektorin e bujqësisë i kemi dyfishuar subvencionet. Për këtë sektor, nga 4 centë për litër të prodhuar të verës tani ndahen 8 centë, dhe nga 1 mijë euro për hektar në vreshtari në dy 2 mijë euro.”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version