UBT News

Hoti ftoi deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme ku po diskutohet për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka ftuar deputetët ta votojnë atë.

Shefi i Qeverisë para deputetëve deklaroi se Ligji për Rimëkëmbjen ka krijuar momentum të ri.

“Ndihem mirë që sot erdhëm në këtë pikë ku u bëmë bashkë për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve të vendit. Pakoja ekonomike prej 365 milion eurove, 80 për qind e saj është shpërndarë në masën më të madhe. Ligji i sotëm shpresoj që të marrë mbështetjen e  të gjithë deputetëve pa përjashtim, pasi krijoi një momentum të ri. E veçanta në këtë ligj është tërheqja nga trusti pensional, mbi 200 milionë euro qarkullim. Të gjitha këto mjete të patatimuara që do t’i marrin qytetarët”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Hoti./UBTNews

Exit mobile version