Hong Kongu planifikon të eliminojë rreth 2,000 lloj brejtësish për shkak të një shpërthimi të Covid-19 që lidhet me një dyqan kafshësh në qytet.
Një shpërthim i variantit Delta që lidhej me një punëtor në një dyqan, i shtyu zyrtarët të testonin qindra kafshë atje – me këtë rast, 11 lloj brejtësish dolën pozitivë.
Ndryshe nga shumë vende të tjera, Hong Kongu ka mbajtur një strategji “zero Covid”, e cila është e fokusuar në eliminimin e plotë të sëmundjes.
Kafshët e tjera në dyqan nuk kanë rezultuar pozitivë. Por si “masë parandaluese”, do të vriten 2000 lloj brejtësish. Kafshët janë shpërndarë në 34 dyqane të ndryshme dhe qendra të ruajtjes së kafshëve.
Tani çdo pronar i ri kafshësh që bleu ndonjë brejtës nga data 22 dhjetor 2021, do të duhet t’ia dorëzojë atë autoriteteve.
Një linjë telefonike është duke u ngritur dhe një ndalim për importin dhe shitjen e brejtësve gjithashtu do të vendoset, thanë zyrtarët e bujqësisë.
Një punonjës i pet-shopit, një kliente dhe bashkëshorti i klientës tani kanë rezultuar pozitivë, thanë autoritetet shëndetësore.
Autoriteten konfirmuan se kafshët e planifikuara për t’u vrarë do të eliminoheshin “në mënyrë njerëzore”./UBTNews/