UBT News

Holandë-Turqi, formacionet e mundshme

Holanda do të synojë sot që të arkëtoj pikët e plota, ku e pret në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, Kombëtaren e Turqisë.

Aktualisht, Turqia kryeson Grupin G me 11 pikë, kurse Holanda që zë vendin e dytë dhe Norvegjia të tretin gjenden në kuotën e 10 pikëve, përcjell KosovaPress.

Në pesë ndeshjet e fundit kualifikuese për në Botëror, Turqia ka treguar formë më të mirë duke regjistruar tre fitore dhe dy barazime, krahas tre fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje të Holandës.

Të dy trajnerët e këtyre kombëtareve nuk do të kenë mungesa të lojtarëve dhe do të kenë skuadrat e kompletuara për ndeshjen e sotme.

Formacionet e mundshme të Holandës dhe Turqisë i gjeni më poshtë.

Grupi G

Holanda (4-3-3): Bijlow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Malacia; Wijnaldum, F de Jong, Klaassen; Berghuis, Memphis, Gakpo

Turqia (4-5-1): Bayindir; Celik, Ayhan, Demiral, Muldur; Under, Yazici, Yokuslu, Calhanoglu, Karaman; Yilmaz

20:45 Holanda – Turqia (Stadiumi Johan Cruijff Arena)

Exit mobile version