UBT News

Holandë: Një ngarkesë prej më shumë se 4 ton kokainë u kap në Roterdam

Një ngarkesë prej 4180 kilogramësh kokainë u gjet në portin e Roterdamit të enjten e kaluar, 30 dhjetor. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Publike sot. Gjetja, në ditën e parafundit të vitit, ishte ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur në vitin 2021.Vlera e saj llogaritet 300 milionë euro. Shtatë persona janë arrestuar në Belgjikë në lidhje me këtë rast. 

Shtatë persona janë arrestuar në Belgjikë të hënën, 3 janar 2022, pas kapjes së 4.18 tonëve kokainë javën e kaluar në Roterdam, sasia më e madhe e gjetur në vitin 2021 në këtë port në jug të Holandës, njoftoi sot prokuroria holandeze.

Droga, e vlerësuar në 300 milionë euro, ishte fshehur në një kontenier me banane, i cili kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte si destinacion portin e Antwerpen në Belgjikë.

“4060 kilogramë u gjetën në një ngarkesë me banane, pas një hetimi të plotë. Gjithashtu, në çatinë e kontejnerit u gjetën edhe 120 kilogramë”, sqaruan organet e prokurorisë.

“Ky është sekuestrimi më i rëndësishëm i vitit 2021”, shtuan ata. 

Kokaina u zbulua më 30 dhjetor.

Droga u asgjësua në Holandë para se të arrinte në Belgjikë. Autoritetet belge dhe një ekip holandez më pas ndoqën kontejnerin në një magazinë në Essen (Belgjikë), në anën tjetër të kufirit.

Policia belge bastisi të hënën dhe arrestoi gjithsej shtatë persona, pesë belgë dhe dy britanikë. 

Që nga viti 2017, çdo vit në portet holandeze është kapur dukshëm më shumë kokainë. Atë vit u kapën 10,000 kilogramë kokainë, vitin e kaluar më shumë se 68,000 kilogramë. 

Sipas ekspertëve, këto sasi janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që transportohet në total.

Exit mobile version