Holanda ka regjistruar një fitore të sigurt 3:1 ndaj Tunizisë në Kansas City, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit F me shtatë pikë.
Ndeshja nisi furishëm për holandezët, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e tretë pas një autogoli të Ellyes Skhirit. Vetëm katër minuta më vonë, Brian Brobbey dyfishoi avantazhin, duke e çuar rezultatin në 2:0.
Tunizia u rikthye në lojë në minutën e 54-t me golin e Hazem Mastourit, por Holanda reagoi shpejt. Në minutën e 62-të, Jan Paul van Hecke vulosi fitoren me golin për 3:1.
Me këtë disfatë, Tunizia i humbi të tre ndeshjet e grupit dhe i jep fund paraqitjes në turne.
D.L
