UBT News

Historia që fshihet pas logos ikonike të Columbia Pictures

Fotografja që qëndron pas logos ikonike të Columbia Pictures thotë se ajo dhe modelja e saj janë ende “të mahnitura nga vëmendja që ajo merr, edhe sot e kësaj dite”.

Kathy Anderson, një fotografe fituese e çmimit Pulitzer për punën e saj duke dokumentuar uraganin Katrina, së fundmi foli me Yahoo Entertainment për fotografimin e modeles Jenny Joseph në 1992. Pas fotosesionit të Anderson dhe Joseph, artisti Michael Deas më pas i përdori fotot si frymëzim për të pikturuar atë që u shndërrua në logon e Columbia Pictures të vitit 1992 që kompania përdor ende sot, sipas medias.

Columbia Pictures kishte porositur Deas të përditësonte logon e saj prej kohësh, duke treguar një grua që mbante një pishtar të ngjashëm me atë të Statujës së Lirisë. Artisti më pas i kërkoi Anderson, e cila punonte në The Times Picayune në atë kohë, të bënte disa foto. Ajo “tha menjëherë po”, bazuar në përvojën e mëparshme të punës me Deas.

Jenny Joseph, e cila përfundimisht modeloi për xhirimet, po punonte si graphic design për gazetën kur Kathy i kërkoi asaj të merrte pjesë gjatë një pushimi dreke një ditë. Sesioni i fotografisë u zhvillua në shtëpinë e saj në New Orleans, të cilën Anderson e riorganizoi për t’iu përshtatur vizionit të Deas për xhirimin. “Pasi largova tavolinën e dhomës sime të ngrënies dhe shndërrova dhomën e ndenjes së apartamentit tim në një studio, vendosa një sfond gri me lara-lara”, tha ajo për median. “Vendosa përsëri një Polaroid në kamerën Hasselblad për të filluar me disa foto provë”.

As Deas dhe as Anderson nuk prisnin që Columbia Pictures të përdorte imazhin në filmat e tyre, kështu që ajo shtoi se “u mahnit kur pa për herë të parë logon të shfaqej në një kinema”. “Të shihje imazhin të vihej në jetë në ekranin e madh dukej surreale”, u shpreh fotografja për median. “Pas një kohe, imazhi mori një jetë të vetën, gjë që më befasoi plotësisht. Dekada pas krijimit të tij, njerëzit janë ende të magjepsur pas saj.”/Lapsi.al

Exit mobile version