Të gjithë sytë ishin te Dua Lipa teksa ajo mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala dje.
Ajo kishte veshur një fustan ballor të bardhë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës 1992. Por zgjedhja e aksesorëve të saj – veçanërisht, ai gjerdan me diamant që bie në sy – ka një histori interesante.
Dje, Lipa u bë ylli i parë që vesh diamantin e ri Legendary të Tiffany & Co., i cili është vendosur në gjerdanin Lucida Star të labelit. Diamanti i bardhë Legendary është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany nëpërmjet prerjes së tij pothuajse identike.
Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh u gjet në vitin 1977 në minierat e diamanteve Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të famshme të Tiffany (në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë).
Vetëm katër gra kanë veshur diamantin origjinal Tiffany. Socialite Mary Whitehouse ishte e para që e veshi atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e veshi diamantin për fotot publicitare të vitit 1961 për Breakfast at Tiffany’s; Lady Gaga në Oscar 2019; dhe Beyonce në një fushatë 2021 Tiffany & Co. Së fundi, është Lipa e cila bëri historinë e saj të modës./UBTNews/