Projekti “Historia Ime, Dinjiteti Im”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i udhëhequr nga Handikos Gjilan në partneritet me OJQ Inkluzioni, Handikos Ranillug dhe CFID, është në kërkim të një vlerësuesi të jashtëm apo ekipi vlerësues për të kryer një vlerësim përfundimtar të pavarur.
Ky projekt i rëndësishëm fuqizon gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, si dhe nënat e vetme të fëmijëve me aftësi të kufizuara në 12 komuna të Kosovës duke përmirësuar qasjen në shërbime sociale, forcuar avokimin dhe luftuar diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore.
Çfarë përfshin?
· Vlerësimi i rëndësisë, efektivitetit, efikasitetit, ndikimit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së projektit
· Vlerësimi i aktiviteteve si klinikat shtëpiake mobile, grupet e ndihmës vetjake, avokimi dhe ngritja e vetëdijes në komunitet
· Dhënia e rekomandimeve të zbatueshme për të udhëhequr nismat e ardhshme
Afati kohor:
· Periudha e kontratës: 36 muaj (Dhjetor 2022 – Dhjetor 2025)
· Raporti i vlerësimit duhet të dorëzohet brenda 50 ditëve pune nga fillimi i kontratës
· Afati i aplikimit: 28 korrik 2025
Kush mund të aplikojë?
· Profesionistë me përvojë në përfshirje sociale, aftësi të kufizuara, barazi gjinore apo fusha të ngjashme
· Kërkohen aftësi të forta analitike dhe të hartimit të raporteve
· Njohja e sistemit të mbrojtjes sociale në Kosovë konsiderohet përparësi
Kandidatët apo kompanitë e interesuara mund të aplikojnë duke dorëzuar propozimin teknik, CV-të, ofertën financiare dhe referenca në:
✉ handikosgjilan@gmail.com & ardiana.bytyci@gmail.com
Subjekti: Vlerësimi Përfundimtar i Projektit/Historia Ime, Dinjiteti Im – [Emri juaj/Kompania]
Bëhuni pjesë e një ndryshimi të qëndrueshëm për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara në Kosovë!/KosovaPress