Keira Knightley ka qenë në seriale të njohur për dy dekada duke ndërtuar një punë të mirënjohur gjatë gjithë kësaj kohe, megjithatë, tani kontrata që ka nënshkruar ka potencialin të jetë një rol tjetër gjigant, transmeton UBT News.
Sipas Deadline, Knightley do të luaj në dramën Boston Strangler, një ngjarje e vërtetë që do të shkruhet dhe drejtohet nga Matt Ruskin.
Xhirimet do të fillojnë në fillimit të dhjetorit me producentë Scott Free të Ridley Scott dhe LuckyChap Entertainment të Margot Robbie.
Bazuar në ngjarjen famëkeqe të vrasjeve që njihen me të njëjtin emër, Boston Strangler do të tregojë historinë e Loretta McLaughlin, reporterja e parë që lidhi vrasjet dhe ndau historinë se ishte një person i vetëm përgjegjës për të gjitha [vrasjet].
Së bashku me kolegun e saj gazetar Jean Cole, dyshja sfiduan seksizmin e lindur të industrisë dhe shoqërisë së tyre për të mbajtur publikun të përditësuar për Strangler.
Knightley e ka dëshmuar talentin e saj në raste të panumërta, kështu që kjo tingëllon sikur ka potencial të jetë diçka shumë e veçantë./UBTNews/