Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur amerikane, Cher kujdeset për “elefantin më të vetmuar në botë”. Kur ajo mësoi për Kaavan – një elefant i njohur “si elefanti më i vetmuar në botë”, ajo u zotua “se do të shkojë në Islamabad dhe do t’ia shpëtojë jetën”. Ajo e mbajti fjalën dhe shkoi.
Cher filloi të lobonte në kopshtin zoologjik në Islamabad të Pakistanit, ku ai po mbahej i mbyllur dhe i vetëm për vite të tëra. Plani ishte që ta transferonin në Kamboxhia ku do të ishte i lirë pranë elefantëve të tjerë. Ajo bashkëpunoi me një organizatë jofitimprurëse për t’i dhënë fund keqtrajtimit të kafshëve të egra – dhe për ta bërë këtë qëllim realitet.
Por falë partneritetit me këtë organizatë, pastaj edhe përmes kampanjave, ky elefant u zhvendos nga kopshti zoologjik i Islamabadit në Kamboxhia.
I gjithë ky rrugëtim i saj prezantohet përmes një dokumentari, “Cher and dhe loneliest elephant”./UBTNews