UBT News

Histori të pathëna nga fotografët e rinj të UBT-së në Festivalin e Fotografisë Digjitale

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua për herë të parë Festivali i Fotografisë Digjitale, i titulluar “Beyond the Lens: Stories Untold”, një ngjarje që ofroi një shikim të thellë në fuqinë e fotografisë si mjet për tregimin e historive të pathëna dhe për eksplorimin e temave bashkëkohore që prekin shoqërinë. Ky festival, i organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Mediave Digjitale në UBT, i dha mundësinë studentëve të shprehin përmes artit të tyre vizual mendimet dhe pasionet për çështje që formësojnë botën tonë.

Pjesëmarrësit, 50 studentë të talentuar nga të gjitha drejtimet e studimit, prezantuan punimet e tyre kreative dhe të menduara, duke eksperimentuar me forma të ndryshme narrative që trajtonin tematika të rëndësishme, si identiteti, kujtesa kolektive, sfidat mjedisore dhe zërat e margjinalizuar. Çdo punim ishte një pasqyrë e ndryshme, një rrëfim që shfaqte thellësinë e mendimit dhe angazhimit të brezit të ri përmes një teknologjie moderne dhe të avancuar që ata mundën të shfrytëzonin në laboratorët e UBT-së.

Ky festival u bë një shenjë e fuqisë transformuese të artit dhe teknologjisë, duke sjellë në pah rolin e kamerës jo vetëm si një instrument për kapjen e imazheve, por si një dëshmitare e kohës, një medium që mbart mesazhe të fuqishme dhe që ndihmon në zhvillimin e industrive kreative. Me çdo foto të ekspozuar, studentët shpalosën një botë më të gjerë, një botë që thotë histori që ndoshta do të ishin harruar, duke kontribuar kështu në një pasqyrë të qartë dhe të sinqertë të realiteteve të ndryshme që ndodhin rreth nesh./UBTNews/

 

Exit mobile version