UBT News

Higuaini transferohet në Inter Miami

Inter Miami ka nënshkruar kontratë me Gonzalo Higuainin, konfirmoi klubi. Sulmuesi i bashkohet klubit amerikan nga Juventus pas shkëputjes së kontratës me skuadrën kampione të Italisë.

“Para së gjithash, dua ta falënderoj ekipin Inter Miami për kontratë. Besoj se do të jetë eksperiencë e mirë në jetën time. Kjo ishe ajo që po kërkoja – një eksperiencë e re, një ligë dhe qytet i bukur. Jam shumë e lumtur që jam në mesin tuaj dhe kjo është zyrtare. Qëllimi im është ta transmetoj eksperiencën time në Evropë dhe kjo do të më ndihmojë të rritem”, deklaroi Higuain./UBTNews

Exit mobile version