UBT News

Hidhet shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e anëtarit të KE-së, Xhelal Broja, Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Fillimisht të pranishmit në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së i përshëndeti Xhelal Broja, i cili u dëshiroi suksese klubeve në këtë rreth të garave, derisa më pas kryetari i KG-së, Avdyl Bellopoja shpjegoi procedurat e tërheqjes së shortit, ku dhjetë klubet e Superligës dhe tri skuadrat e para të renditura në grupet respektive të Ligës së Parë u përfshin në njërën vazo, derisa skuadrat e tjera në vazon tjetër.

Pas tërheqjes së shortit dolën këto çifte:

Besa – Istogu
Vushtrria – Drenica
Flamurtari – Drenasi
Prizreni – Feronikeli
Vitia – Ferizaj
Onix – Llapi
Ulpiana – Liria
Vëllaznimi – Trepça ‘89
FC A&N – Kika
Vllaznia Pozheran – Dukagjini
Drita – Trepça
Kosova VR – Prishtina
Gjilani – KEK-u
Ramiz Sadiku – Arbëria
Malisheva – 2 Korriku
Dardana – Ballkani

Ndeshjet për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme.

Exit mobile version