UBT News

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët

Momentalisht, është duke u mbajtur ceremonia e shortit për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, ku tanimë Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj.

Pasi që gjendej në vazon e dytë të Ligës C, me ndihmën e Robert Pires dhe Gazika Mendieta, Kosova sot mësoi kundërshtarët dhe grupin në të cilin do të vendoset në këtë garë.

Kosova renditet në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me kombëtaret e tjera si Greqinë, Irlandën e Veriut dhe me fituesin e ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë.

Xhiro e parë e Ligës së Kombeve pritet të zhvillohet me datat 1-2 qershor dhe 2-8 qershor të vitit 2022.

Exit mobile version