Romelu Lukaku është shndërruar në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë prej se ai kaloi tek Interi nga Manchester United.
Sulmuesi nga Belgjika po e udhëheq Interin në luftën e ashpër për titull në Serie-A ku po zhvillohet një luftë kokë më kokë me rivalin e qytetit, Milanin. Por forma e tij nuk ka mbetur pa e tërhequr interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
“Calciomercato” raporton se Paris Saint-Germain po e harton planin për një sulm të shpejtë për sulmuesin e Interit.
Pronarët e rinj të mundshëm të “Nerazzurrëve” mund të kërkojnë të shesin përfaqësuesin belg, i cili aktualisht është lojtari më i paguar i klubit, mes pasigurisë financiare për shkak të pandemisë Covid-19..
PSG është e etur për të sjellë Lukakun bë Ligue-1, por Manchester City gjithashtu është lidhur me ish-sulmuesin e Manchester United.