Hezbollahu ka deklaruar se po mban “gishtin në këmbëz” në rast të ndonjë “tradhtie apo pabesie” nga ana e Izraelit gjatë armëpushimit që po vazhdon në Liban. Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, grupi i mbështetur nga Irani përshkroi operacionet e tij gjatë konfliktit të deritashëm, duke thënë se ka kryer 2,184 operacione kundër Izraelit mes 2 marsit dhe 16 prillit.
Hezbollahu — i cili cilësohet si organizatë terroriste nga vende si Britania e Madhe dhe SHBA-ja — nuk ishte i përfshirë në bisedimet për armëpushim, pasi Izraeli negocoi drejtpërdrejt me qeverinë libaneze.
Duke reaguar ndaj lajmit për armëpushimin të enjten, Hezbollahu u shpreh se “çdo armëpushim duhet të jetë gjithëpërfshirës në të gjithë territorin libanez dhe nuk duhet t’i lejojë armikut izraelit asnjë liri lëvizjeje”.
Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm 10-ditor, por Kryeministri Benjamin Netanyahu këmbënguli se trupat izraelite do të qëndrojnë në “zonën e sigurisë” brenda territorit libanez përgjatë gjithë kohëzgjatjes së armëpushimit./ BBC/
