UBT News

Hetimet konfirmojnë se guvernatori i Nju Jorkut “ngacmoi seksualisht disa gra”

Guvernatori i New-Yorkut, Andrew Cuomo, ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore të zyrës së tij.

Ky është konstatimi i dalë nga hetimi i ndërmarrë prej Prokurores së Përgjithshme të New-Yorkut, Letitia James.

Sipas këtij hetimi, Cuomo ka shkelur ligjet shtetërore dhe ato federale.

Vitin e kaluar, Cuomo është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale ndaj disa grave, porse ai ka mohuar se ka prekur dikë në mënyrë jo të duhur dhe ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për të dhënë dorëheqje.

Raporti me gjetje është rezultat i një hetimi disamujor, në kuadër të së cilit hetuesit kanë intervistuar pothuajse 200 persona, përfshirë edhe ata që kanë paraqitur ankesa ndaj Guvernatorit.

Sipas prokurores James, Cuomo ka prekur gratë dhe ka bërë komente ofenduese ndaj tyre. Ajo ka thënë po ashtu se guvernatori i Nju Jorkut dhe stafi i tij i janë hakmarrë një ish-punëtoreje që e kishte akuzuar atë për veprime të pahijshme./koha

Exit mobile version