Në raportin njëditorë të Policisë së Kosovës, është raportuar për vdekjen e një foshnje në Malishevë.
Sipas raportit policor, familjaret fillimisht e kanë dërguar foshnjën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku me pas është konstatuar vdekja e saj nga mjeku kujdestar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po vazhdon te hetohet si -hetim i vdekjes.
