UBT News

Hetim mbi dy vdekje në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Dy raste të vdekjeve janë raportuar në rajonin e Prishtinës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë është gjetur pa shenja jete. Polica ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

Të dy rastet janë duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Exit mobile version