Melissa Barrera, e cila u largua nga një film hollivudian në fillim të kësaj jave për postimet e saj pro Palestinës, tha se “heshtja nuk është një opsion për mua”.
Pas lajmit për shkarkimin e saj nga një vazhdim i Scream, Barrera shkroi në Instagram: “Së pari dhe më kryesorja, unë dënoj antisemitizmin dhe islamofobinë. Unë dënoj urrejtjen dhe paragjykimin e çdo lloji ndaj çdo grupi njerëzish”.
“Unë do të vazhdoj të flas për ata që kanë më shumë nevojë dhe do të vazhdoj të avokoj për paqen dhe sigurinë, për të drejtat e njeriut dhe lirinë. Heshtja nuk është një opsion për mua”, shtoi ajo.
Kompania e prodhimit Spyglass i tha Variety të martën se Barrera nuk u pushua nga puna për shkak të mbështetjes së saj për palestinezët, por se postimet e saj në mediat sociale u interpretuan si antisemitike, për të cilat ata nuk kanë tolerancë./UBTNews/