Olivier Giroud ka thënë pas ndeshjes se Chelsea kishte hyrë në fushë ndaj Atletico Madridit për të fituar.
The Blues triumfuan 1-0 pikërisht me golin e sulmuesit francez ndaj Los Rojiblancos në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Giroud u deklaruar pas takimit se ata ishin tejet të motivuar dhe dëshironin me ngulm të fitonin këtë sfidë .
“Ne kemi ardhur këtu me qëllime të forta për të fituar ndeshjen, për të luajtur ndeshjen tonë dhe ne e dimë se si mund t’u japim atyre probleme në mënyrë sulmuese”, ka thënë ai në BT Sport. “Ne kemi qenë të fortë në pjesë n defanzive në formën mbrojtëse dhe shumë të kënaqur me fitoren, ishte një fitore e merituar sonte”, ka thënë fillimisht francezi.
“Ne e dimë rëndësinë e golit jashtë në kupat e Evropës, kështu që unë isha i kënaqur që ndihmova ekipin të fitonte ndeshjen, ne e arritëm atë mirë dhe ishim të sigurt, por u përballëm me një ekip të shkëlqyeshëm dhe mendoj se ishim shumë të përkushtuar dhe i dinim pikat e forta kryesore. Ne u morëm me të, por duhet të jemi të përqendruar dhe ta përfundojmë punën”.
“Jo të sigurt, ne ishim shumë të sigurt në cilësitë tona në lojë. Unë nuk dija se çfarë të mendoja për golin, unë vetëm u përqëndrova në goditjen e sipërme dhe isha i kënaqur ta shihja atë duke shkuar në pjesën e rrjetës, nuk isha jashtë loje, Mason Mount tha se nuk e preku topin. Mirë për ekipin, mirë për mua”, ka shtuar më tej Giroud.