UBT News

Henry Cavill flet për rikthimin si ‘Superman’: Asnjëherë nuk e humba shpresën!

Pasi bëri një paraqitje të shkurtër si Superman në përfundimin e ‘Black Adam’, Henry Cavill njoftoi më 24 tetor se do të luante sërish rolin në një film të ri të Warner Bros.-DC.

Në një postim, Cavill njoftoi: “Një pjesëz shumë e vogël e asaj që do të vijë, miqtë e mi. Agimi i shpresës u rinovua. Faleminderit për durimin tuaj, do të shpërblehet”.

Më tej, Cavill bëri komentet e tij të para publike për të luajturit personazhin e Superman më 26 tetor, gjatë një podcasti të Happy Sad Confused në 92NY. Ai tha, “Karakteri do të thotë shumë për mua. Kanë kaluar pesë vjet tani. Unë kurrë nuk e kam humbur shpresën. Është e mahnitshme të jem këtu tani duke folur përsëri për të. Ka një të ardhme kaq të ndritur përpara për personazhin. Unë jam shumë i emocionuar për të treguar një histori me një Supermen jashtëzakonisht të gëzuar”.

Ndërsa xhironte serialin e tij “The Witcher”, Cavill pretendoi se mori thirrjen për të xhiruar filmin “Black Adam”. Ai kishte nevojë për leje nga ekipi i prodhimit për të marrë një pushim nga xhirimet, por rikthimi i tij në Superman ishte aq i fshehtë saqë ai nuk mund të zbulonte pse po kërkonte një pushim.

Lidhur me pesë vitet që kaloi duke pritur njoftimin se a do të luante edhe një herë Superman, Cavill tha: “nuk e humba kurrë shpresën, ky ishte çelësi për mua”. Është e paqartë se kur dhe ku do të shfaqet në ekran filmi i ri./UBTNews/

Exit mobile version