UBT News

Henderson i jep fund qëndrimit te Liverpooli

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Jordan Henderson tani mund të konsiderohet si lojtari më ri i Al Ettifaq.

Kontratat janë duke u nënshkruar momentalisht, ku mesfushori anglez i ka dhënë fund aventurës së tij te Liverpooli.

Hendersoni është në Kroaci, ku gjendet kampi i Al Ettifaq për të finalizuar transferimin e tij te klubi saudit në një marrëveshje tre vjeçare.

Është fundi i një epoke te Liverpooli për Henderson pas 492 paraqitjeve në të gjitha garat, 39 golave dhe 74 asistimeve dhe tetë trofeve të fituara.

Zyrtarizimi nga klubet është vetëm çështje kohe.

Exit mobile version