Hendbollistët e Kosovës e kanë nisur me humbje të thellë garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të dielën mbrëma, në Fasano të Italisë, Kosova u mposht 39:23 nga përfaqësuesja italiane, e cila dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe e zgjidhi çështjen e fituesit që në pjesën e parë.
“Dardanët” nuk arritën të rivalizojnë seriozisht me nikoqirët në asnjë moment të takimit, ndërsa Italia siguroi pikët e para në Grupin A.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të martën ndaj Egjiptit, ndërsa të enjten do të përballet me Portugalinë.
Humbja e hendbollistëve e përmbylli një ditë zhgënjyese për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, pasi asnjë prej përfaqësuesve kosovarë nuk arriti të shënojë sukses gjatë ditës.
D.L
